Kërcënonin njerëzit në rrugë me thikë dhe pistoletë imituese për t’i grabitur, arrestohen 3 të rinjtë. Ja zonat ku vepronin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre të rinj, të moshës 16-17 veç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në orët e vona të mbrëmjes kërcënonin qytetarët me thikë dhe me pistoletë që dukej si origjinale (pistoletë çakmak), për t’i grabitur.

Mësohet se grupi i i djemve është arrestuar mbrëmjen e djeshme (5 janar), nga efektivët e komisariatit nr.2 në kryeqytet.

Djemtë vidhnin me dhunë grupe të ndryshme të rinjsh në orët e vona kudo që qarkullonin.

Burime bëjnë me dije se brenda 15 minutash, ata kanë grabitur dy grupe, një tek “Piramida” dhe një tek zona e Hotel Rogner, por dyshohet që mund të kenë grabitur edhe të tjerë.

Tre adoleshentët, akuzohen për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve.

Zjarr Tv Ad