Shehu: Stop importit të fostoksinës, po merr dhjetëra jetë ‘nën kujdesin e shtetit’

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputet i PD-së, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu bën thirrje që të ndalohet importi i fotoksinës në vendin tonë, ashtu siç e kanë ndaluar edhe shumë shtete të tjera. Reagimi i tij vjen pas vetevrasjes së 41-vjeçares Bedrie Loka.

Shehu shton se fostoksina është një pesticid, por dhe një helm shumë i fortë për njeriun, me vdekje të sigurt e plot vuajtje, të cilën në Shqipëri mund ta gjesh kudo, edhe në tezga, edhe në kioska

Reagimi i plotë:

Fostoksina po merr dhjetëra jetë “nën kujdesin“ e shtetit, sepse fostoksina duhet të hiqet urgjent nga farmakopeja bujqësore, pra të ndalohet importi i saj si në shumicën e vendeve!

Një kërkesë e akuzë kjo për shtetin, që e kam ngritur në parlament, komisione, media, me ministrat e Bujqësisë shumë here, por vetëm heshtje si përgjigje

Fostoksina është një pesticid, por dhe një helm shumë i fortë për njeriun, me vdekje të sigurt e plot vuajtje, të cilën në Shqipëri mund ta gjesh kudo, edhe në tezga, edhe në kioska. Kudo! Jashtë çdo kontrolli e që sot është bërë simbol i vetëvrasjeve, duke krijuar kështu edhe një lidhje direkte psikologjike midis saj e “dëshirës” për vetëvrasje, pra duke u kthyer edhe në një nxitës për atë akt tragjik.

Por, po kështu mund të jetë edhe një dëmtues i rëndë e deri vdekjeprurës, edhe në mënyrë aksidentale nga përdorimi si pesticid.

Përdorimi i saj si pesticid për këto e për të tjera arsye është hequr nga përdorimi në shumicën e vendeve të botës duke u zëvendësuar me të tjera alternativa, shumë më pak të rrezikshme.

Edhe në Indi ku qarkullon akoma, lejohet përdorimi i saj vetëm në ambalazhe që e bëjnë të pamundur gëlltitjen, ndërsa në Shqipëri mund ta gjesh njëlloj si një karameleë, kudo.

Kjo, për dy arsye:

1-Sepse shteti as do që t’ia dijë për jetët e qytetarëve të humbura e në këtë rast shumica janë të rinj!

2- Dhe për shkak të interesave e vartësive financiare, që pengojnë marrjen e vendimeve të domosdoshme… heqjen nga farmakopeja, pra ndalimin e importit, duke stimuluar kështu me veprimet apo mosveprimet e institucioneve, vetëvrasjet.

Sot duhet thënë qartësisht: “Mjaft është mjaft!”

Zjarr Tv Ad