Sunday, August 23, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kërcënonin njerëzit në rrugë me thikë dhe pistoletë imituese për t’i grabitur,...

Kërcënonin njerëzit në rrugë me thikë dhe pistoletë imituese për t’i grabitur, arrestohen 3 të rinjtë. Ja zonat ku vepronin

0
38

Tre të rinj, të moshës 16-17 veç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në orët e vona të mbrëmjes kërcënonin qytetarët me thikë dhe me pistoletë që dukej si origjinale (pistoletë çakmak), për t’i grabitur.

Mësohet se grupi i i djemve është arrestuar mbrëmjen e djeshme (5 janar), nga efektivët e komisariatit nr.2 në kryeqytet.

Djemtë vidhnin me dhunë grupe të ndryshme të rinjsh në orët e vona kudo që qarkullonin.

Burime bëjnë me dije se brenda 15 minutash, ata kanë grabitur dy grupe, një tek “Piramida” dhe një tek zona e Hotel Rogner, por dyshohet që mund të kenë grabitur edhe të tjerë.

Tre adoleshentët, akuzohen për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve.

Zjarr Tv Ad