Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një person dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në Korçë.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjanç, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.