Çfarë është duke paralajmëruar Xhelal Mziu?

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë deputeti demokrat, Xhelal Mziu, deklaroi se nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së grupit demokrat do të braktiste mbledhjet. Por i ftuar në studion e Ditarit të Fundjavës nga Erion Dushi, ai foli për unifikim të demokratëve dhe përshkallëzim të aksionit opozitar deri në ngujim dhe grevë urie.

“Ne do ta ndjekim këtë lloj strategjie për të mos lejuar funksionimin normal dhe do të agravojmë më tej duke shkuar drejt ngujimit dhe një greve urie për ta imponuar dhe treguar mazhorancës që të jetë koshient me zbatimin e rregullores së parlamentit e kushtetutës. Së dyti kjo betejë nuk është e mjaftueshme por shohim për diversitet, të mos ngelemi në kauzën e betejës në parlament apo unifikimit të grupit parlamentar, por të shkojë dhe përtej kësaj për të kërkuar edhe grupin e vogël për t’u bashkuar dhe për t’i bashkangjitur opozitës dhe faktorë të tjerë që janë të gatshëm për t’u përballur me këtë regjim”.

Aksioni opozitar në “krizë”, Mziu: Nëse vijojmë vetëm me prishjen e seancave, bojkotoj mbledhjet e Grupit
Ai tha se shpreson në një unifikim të plotë të PD-së, por në të kundërt zgjidhja do të ishte edhe koalicioni

“Do shpresoja të kishte unifikim të plotë, ka edhe zgjidhje, janë koalicionet një zgjidhje e mundshme. Përtej koalicionit duhet që mazhoranca e PD-së të maksimizojë diversitetin e lëvizjeve për të krijuar nukël shpresëdhënëse për qytetarët”.

Për komisionin e reformës zgjedhore, Mziu thekson që nëse nuk arrihet unifikimi i i PD, ka zgjidhje që i ka parashikuar ligji.

“Mazhoranca po favorizon një grup të vogël deputetësh që nuk përfaqësojnë PD apo opozitën e bashkuar. Nuk dua të shpall armik asnjë nga ata kolegë që sot nuk janë rreshtuar. Nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët për të unifikuar PD-në, ka zgjidhje që i ka parashikuar ligji; është mazhoranca e grupit parlamentar ajo që merr kryesimin dhe ka mazhorancën në çdo komision që organizohet. Kam kërkuar unifikim nuk kemi luksin për të përjashtuar asnjë person dhe nuk u gjet zgjidhje. Unë jam me shumicën e qytetarëve”.

I rreshtuar më parë me Bashën dhe tashmë në krah të Rithemelimit, Mziu flet edhe për një alternativë të re të PD-së, që mund të jetë një emër i ri.

“Kam thënë që në situatën ku ndodhet PD mund të ishte një alternativë e re e një personi i ri që mund t’i jepte zgjidhje, por edhe nëse nuk shkojmë drejt asaj të kemi kompozimit të personave të tjerë se vetë PD është e pamundur për të qenë fituese. Ka nevojë për hapje e qasje ndryshe. Duhet ta transmetosh në bazë dhe nëse nuk krijon bazë solide nuk mund të përballesh në ditët. në vijim do kemi tjetër qasje dhe do arrijmë të sensibilizojmë demokratët dhe socialistët”./a2cnn

Zjarr Tv Ad