Historike, Talat Xhaferi votohet si kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Talat Xhaferi është votuar si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Pas debateve dhe diskutimeve në Kuvend, deputetët kanë votuar me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë nuk votuan qeverinë teknike, ndërsa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.

Qeveria teknike e Talat Xhaferit do të jetë në funksion 100 ditë dhe ka për qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

Xhaferi tha se pa marrë parasysh se sa gjatë do të jetë në krye të Qeverisë, ai do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet, në përputhje me Kushtetutën dhe pritjet e qytetarëve.

“Prioritet i parë do të jetë organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Për mua si mandatar, pa marrë parasysh nëse do ta drejtoj këtë Qeveri një ditë apo 100 ditë, unë këtë detyrë, këtë përgjegjësi dhe besimin e dhënë do ta kryej me përgjegjësi, ashtu siç kam vepruar edhe me sfidat tjera që ishin para meje. Për asnjë moment nuk do të lëshoj pe nga ajo që nënkupton Qeveri efikase, funksionale dhe përgjegjëse. Unë dhe Qeveria do të vazhdojmë të punojmë për realizimin me sukses dhe efikasitet të plotë të politikave të qeverisë”, tha Xhaferi.

Zjarr Tv Ad