Ish-presidenti Bamir Topi është shfaqur krah Lulzim Bashës, në tryezën e dialogut, “Harku Opozitar Euro-Atlantik.
Ai tha se ndodhet në tryezë jo si pjesë e partive politike, por sepse çështja që po diskutohet është me rëndësi për të.
“Ardhja ime këtu është si një detyrim, jo domosdoshmërish vjen nga pjesëmarrja në një parti politilke. Dua të sqaroj statusin tim, nuk jam pjesë e partive politike, por vazhdimisht lidhur me këtë çështje, kam pasur rastin të njoh aktorët, protagonistët e rrënimit të themelit të shtetit nga pozicioni i presidentit të republikës në 2008.
Zgjedhjet vërtet realizohen si një konkurrencë mes partive politike, por burimi i demokracisë janë njerëzit. Çdo zë individual është i rëndësishëm në këtë situatë që po kalon Shqipëria”, tha ish-presidenti.
Topi kujtoi dhe marrëveshjen e 2008 mes qeverisë që drejtohej nga Berishëa aso kohe dhe opozitës socialiste.
“Nuk mund të lë pa përmendur konteksti politik, ajo që ndodhi në vitin 2008. Kam folur shumë, por duke parë rezultatet e asaj marrëveshje, bënte që zëri im të thellohej. Prilli i 2008, erdhi shumë shpejt, pas një ngjarjes së Gërdceit, dhe kujtoj fare mirë një kryeministër në hall, një mazhorancë në hall, përgjegjësinë dhe uljen e kredibilitetit qoftë në opinionin publik, mjedisin politik dhe ndërkombëtar.
Pastaj erdhën zëra për një marrëveshje okulte, e cila paralajmëronte një shpërthim tjetër, sic ishte shpërthim i themeleve të shtetit. Mbas komunikimeve të nevojshme, pashë që ishte një muri lartë i ndërtuar nga njeriu në hall dhe tjetri që aspironte të ndërtonte pushtetin e tij të ardhshëm.
Paralajmërimin e parë e kam bërë më 15 prill 2008. Shumë njerëz duan ta kufizojnë në rolin e kryeminstrit, por jo. Duhet t’i rikthehen asaj marrëveshje që fillon me institucionin e zgjedhjeve, rolin e parlamentit, kryeministrit, dëmtimin e balancave institucionale, dobësimin e rolit të presidentit etj”, tha ai.