Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Erion Braçe, i ftuar në një intervistë, tha se nga jeta e tij si deputet i parlamentit të Shqipërisë ka pasur edhe raste ku është treguar pa etik e për këtë ai kërkoi ndjesë.
Në mënyrë të veçantë ai tha se falje do t’i kërkonte ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.
“Mund të kemë qenë jo etik në disa raste dhe unë kërkoj ndjesë. Në disa raste duhet ti kërkoj ndjesë Jozefina Topallit, jam sjellë keq në disa raste në Parlament dhe mbase tani është momenti.
Sjellja ime, nervi im ka qenë ndonjëherë në atë kohë dhe e kam shkelur. Por kam mësuar, kam ndryshuar, tani jam pak më shumë etik nga ç’kam qenë dhe më i përmbajtur nga ç’kam qenë”,-tha Braçe në Euronews.