Chelsea e Barcelona kënaqen me nga 1 pikë, Bayern Munchen kalon lehtë Besiktas

0
250
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka rezultuar spektakolare 90 minutëshi i parë mes Chelsea e Barcelonës, takim i mbyllur me rezultatin 1-1.  Një takim i dominuar totalisht nga të besuarit e Ernesto Valverde, por ishin anglezët ata që gjetën rrugën e rrjetës. Willian, pasi goditi 2 herë shtyllën pingule të Ter Shtegen, rregulloi shenjestër në tentativën e tretë. Kur po luhej minuta e 62-të braziliani i shërbyer në afërsi të zonës, shmangu Busquets dhe me të djathtën kaloi në avantazh Chelsea. Reagimi i miqve nuk vonoi shumë me Messi që përfitoi nga një gabim trashanik në mbrojtjen e bluve për të vendosur barazpeshën. Përfundimisht 1 me 1, një barazim që favorizon Barcelonën në takimin e kthimit, atë të 14 marsit.  Në takimin tjetër Bayern Munchen shkatërroi 5-0 Besiktas. Një ndeshje e nisur në malore që në fillim për turqit, që pas çerek ore lojë e panë vetën me një lojtarë më pak, pas daljes me karton të kuq të kroatit Vida. Përjashtimi i mbrojtësit u shfrytëzua mjaft mirë nga bavarezët që kaluan në avantazh, 3 minuta para se dy skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, me autor Thomas Muller.  Dyfishimi erdhi nga këmbët e Coman, ndërsa Muller përsëri e Lewandowski kompletuan pokerin. Në sekondat e fundit kishte kohë dhe për golin e 5-të, me Lewandowski që e kishte të lehtë të shtynte drejt rrjetës një top të Muller. Me këtë fitore Bayern Munchen shkon e qetë në takimin e kthimit të 13 marsit.

Zjarr Tv Ad