Kjo notare e guximshme bën stërvitje çdo fundjavë duke notuar nudo në një nga lumenjtë më të ftohtë në Evropë në temperaturat -9 gradë celcius. Inna Vladimirskaya zhytet në brigjet e lumit Dnieper, në Kiev të Ukrainës, çdo mëngjes të së dielës dhe vrapon lakuriq përgjatë brigjeve me dëborë të lumit. 32 vjeçarja thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj e realizojnë ritualin e çuditshëm për më shumë se 9 vite dhe ky është sekreti për të mbetur i ri dhe i shëndetshëm. Ushtrimet e saj fizike në temperatura të ulta u kapën në foto nga fotografi çek, David Tesinsky, i cili kishte dëgjuar për ritualin e saj të çmendur nga vendasit që e shohin atë të lahet çdo fundjavë.