Fokusi i ministrave të Jashtëm të BE-së, raportet Kosovë-Serbi

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raportet në media tregojnë se presidenca austriake pret që ministrat të reflektojnë më së shumti mbi tema që prekin raportet mes Kosovës e Serbisë, me theks të veçantë tek veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës si dhe pasojat që ato mund të kenë tek normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin. Burime diplomatike nga BE-ja thanë për Radion Europa e Lirë se shefat e diplomacive europiane do të përqendrohen tek taksa e vendosur mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja si dhe paralajmërimet e Prishtinës për votimin e ligjit që parashikon transformimin e FSK-së në ushtri.

“BE-ja ndan mendimin e njëjtë me NATO-n sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, e cila, sipas tyre, duhet të jetë rezultat i një procesi gjithëpërfshirës dhe në përputhje me ndryshimet kushtetuese”, pohojnë të njëjtat burime.

Diplomatët e bllokut kanë theksuar se për ushtrinë duhet të pyetet edhe Beogradi zyrtar. Sipas tyre, nëse për formimin e saj nuk ka pajtim nga ana e Serbisë, atëherë kjo çështje do të duhej të zgjidhej në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Gjithashtu, ministrat pritet t’i bëjnë thirrje edhe njëherë Prishtinës të tërhiqet nga vendimi i taksës, pasi ky veprim, siç thonë në Bruksel, “e ka komplikuar edhe më shumë situatën dhe është në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

 

Zjarr Tv Ad