Klosi, prezanton dokumentin strategjik për menaxhimin e pyjeve

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas ministrit Klosi, ka nevojë për më shumë politika për mirëmenaxhimin e mbrojtjes së mjedisit dhe pyjeve. Që të mbrohen pyjet dhe të përmirësohet mjedisi, ministri Klosi rekomandoi 3 pika të rëndësishme

“E para për operacionin ‘Krijo oksigjenin tënd’ dhe çdo lloj qytetari i ndershëm i këtij vendi të mbjellë pesë pemë, kudo ku ka mundësi. E dyta shumë e rëndësishme, zbatimi i fortë i politikave detyruese. Për të gjitha ato kompani që kanë detyrim në bazë të kontratave që kanë me administratën shtetërore shtetërore për çdo pemë të prerë apo tokë të shpyllëzuar, të pyllëzojnë trefishin e kërkesave të tyre. Dhe e treta operacion që ne propozojmë nga sot është lidhja e shkollave me zonat e mbrojtura. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka përcaktuar nga veriu në jug 61 bashkitë e qytetit tonë, zona, ku shkollat do të kenë hapësirat e tyre për të mbjellë pemë, për krijuar pyjet e tyre si dhe të rriten fëmijët që nga klasa e parë dhe deri në përfundim të shkollës me pyllin, me mjedisin”, tha Blendi Klosi.

Sipas Klosit, zgjerimi i sipërfaqeve pyjore do të kontribuojë në mjedis dhe në ekonomi. Ai tha se prej 3 dekadash pyjet  konsiderohen mall pa Zot nga mungesa e bashkëpunimit të institucioneve.

“Kemi një situatë, e cila pas trazirave të 3 dekadave e ka çuar pyllin në një mall pa Zot. Ku pushteti lokal është përgjegjës, ministria bën politikat, kontrollin e bën Inspektioriati i Mjedisit. Kontrollin duhet ta bëjmë në zonat e mbrojtura. Nuk kemi një dakordësi kush është pronar i drejtpërdrejtë se kush është mbrojtësi dhe pasuruesi i kësaj pasurie”, tha ai.

 

Zjarr Tv Ad