“Vendosa kamera, por kapa burrin duke bërë marrëdhenje me të shtrenjtën time”

0
342
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E shqetësuar për martesën e saj, një grua ka menduar që të vejë një kamera të fshehtë në shtëpi për të parë se çfarë ndodh kur ajo nuk është aty.

Pas disa ditësh ajo gjen një pamje që e shokoi dhe e la pa fjalë. Burri i saj e tradhtonte me njeriun më të besuar të saj dhe që ajo e kishte mbajtur aq pranë.

Ja çfarë i ka treguar psikologes  si dhe përgjigjja që ka marrë prej saj.

“Kapa burrin duke bërë seks me shoqen time të ngushtë, e madje në shtratin tim”.

Ajo ka qenë shoqja ime më e mirë për plot 20 vjet. Në kemi qenë në një dhomë lindjeje pasi sollëm në jetë vajzat tona dhe shoqëria jonë ishte shume e fortë. Ajo është 42 vjeçe ndërsa unë dhe bashkëshorti im jemi 43.

Prindërit e saj humbën jetën vitin e kaluar e ndërsa bashkëshorti i saj e la për një tjetër…por unë isha aty për të dhe e mbaja pranë vetes. Unë e dija shumë mirë që ajo kishte nevojë të ndihej e dëshiruar nga meshkujt dhe se do të flirtonte me të parin që do t’i dilte para por asnjëherë nuk më shkonte në mendje se këtë do ta bënte me bashkëshortin tim.

Para disa kohësh ajo filloi të bënte shaka sikur flirtonte me tim shoq por çdo gjë mbetej brenda kufijve të shakasë.

Unë punoj në një supermarket dhe pasi ikja në punë nuk shihja ç’bëhej në shtëpinë time. Mirëpo motra ime kishte filluar të më thoshte që të beja kujdes pasi shihte lëvizje në shtëpinë time. E nxitur edhe nga idetë e saj unë i kërkova nipit tim të më instalonte disa kamera sigurie në shtëpi për të parë nëse ndodhte diçka që nuk duhej.

Pas disa ditësh nga vënia e tyre, kthehem në shtëpi dhe hap filmimet. Ç’të shihja…im shoq me shoqen time të ngushtë duke bërë seks ne shtratin tim.

I mora pamjet dhe ua tregova të dyve. Ata më kërkuan falje dhe më thanë që s’ka ndodhur asnjëherë më parë dhe as nuk do të ndodhë më.

Im shoq më tha që më do dhe që i vjen keq për atë që ndodhi por nuk do ta përsërisë më asnjëherë.

“Unë tani nuk di çfarë të bëj…jam e shkatërruar.”

Përgjigjja e psikologes

“E di se si mund të ndihesh pasi është normale pas një goditjeje të tillë.

Por mos e lësho veten!

Vërtetë shoqja jote ka kaluar një situatë shumë të vështirë në jetën e saj por kjo nuk e justifikon atë të bëjë atë çfarë bëri. Nëse t’i nuk do të ndahesh nga bashkëshorti atëherë fol me të dhe bëji gjërat e sakta dhe tregoji se ky është i vetmi shans që do t’i japësh.

E ndërsa nga ana tjetër duhet të bësh shumë kujdes nga shoqja jote!”

 

Zjarr Tv Ad