Modelja seksi fejohet me të dashurin 16 vjet më të ri

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E bukur, sensuale, tërheqëse, Heidi Klum,  është një modele me famë prej 20 vitesh.

Edhe pse është 45 vjeçe, pozon me fizikun e saj të jashtëzakonshëm, dhe me sa duket bukuria e saj mbetet e përjetshme.

Ndarja e saj nga burri, Seal, ishte divorci më tronditës i vitit 2012, por mos u shqetësoni vetëm Heidi Klum thotë se, nuk është edhe aq keq.

Por së fundmi, modelja u fejua pikërisht në këto ditë festash, e këtë gjë, e bëri të ditur në një postim në Twitter.

Në foto Klum duket shumë e lumtur bashkë me të fejuarin Tom Kaulitz, me mbishkrimin e fotografisë “Unë thashë Po”.

Modelja 45 vjeçare ka plotë 16 vite diferencë në moshë me të fejuarin e saj, i cili ka 29 vjet, por kjo nuk i ka penguar pas nëntë muajsh lidhje të hapur të fejohen.

Kjo do të jetë martesa e dytë për Klumin, e cila u shkurorëzua në vitin 2012 pas gjashtë vjet martesë.

 

 

Zjarr Tv Ad