Pas raportimeve të ndryshme lidhur me çmimin e oxhakut që gjendej pas Kryeministrit Edi Rama, në videon e publikuar nga Ermal Mamaqi, ku mediat të ndryshme thanë se kushtonte 18 mijë euro ndërsa vetë Kryeministri tha se nuk ishte i tij, por i një mikut të tij, ka reaguar edhe vetë ky i fundit, Adi Dule.
Artisti në fjalë, mik me Kryeministrin, shprehet se pas shumë vitesh punë me baltë, priste që të merrte famë nga puna e tij si artist, por përballet sot me zhgënjimin, se më i famshëm u bë nga oxhaku i studios së tij.
“Pas 40 vjetesh duke menduar për famën me baltë nëpër duar, m’u bë i famshëm oxhaku!!!…”- shprehet Dule.
Reagimi i plotë:
Eureka!
Pas 40 vjetesh duke menduar per famen me balte neper duar, m’u be i famshem oxhaku!!!… Angazhuar media dhe sigurisht opozita, per t’ia kaluar oxhakun tim ne pronesi Ed Rames, edhe pas tre ditesh, kur ne shqiperimtaret themi se cudia me e madhe zgjat tre dite. Po keshtu qenka jeta, dardha nen dardhe fama ke i famshmi, kurse ne te tjereve na rrofte balta:-)))
Po ma rrahin oxhakun me pantofla, cizme , atlete sikur po i bien ndonje kembane kishe. Mjere ne ku jemi katandisur aq sa te ze frika te te vije nje kryeminister apo president , apo kryetar parlamenti etj ne shtepine a ne vendin e punes tende, sepse te bejne copash duke ta nxjerre shtepine ne pazarin e madh te sharjeve e fyerjesh ordinere… Fillon kazaneria mediatike dhe pastaj opozita qenike (cinike), qe si qeneria germon ne kazan dhe hane cte gjeje qe te dhjese c’te munde.
Aman derman mor aman, po te oxhaku im e gjetët te nxirrni tymin e flaken e pare Vitit te Ri kunder kryeministrit o te shkrete ?
Po popullit qe jua di brimat e guxheverat e dallavereve tuaja qe jane sa mijera oxhaqe si imi, kaq hajvane jeni sa mendoni se do i’a shisni 20 e 30 e 40 mije euro oxhakun tim?!
Po avash o avazh se ju ra bretku duke i rene bathe bathe ne nje brime me shtepine e tjetrit, duke u bere boze dhe bloze …. eee hooooop doli oxhaku prej floriri! Po juve more derzinj dhe derzeza qe ju jane bere buzet si oxhaku im nga operacionet dhe rrezik edhe leshin e keni zevendesu me qime importi, sa me shume holloni vidhet aq me shume ju trashen trute! Ju rre menia se Ed Rama mundet me grushta si ato te boksiereve amatore qe zihen neper garazhet e lagjeve te Bronksit, nderkohe qe ai eshte ne rastin me te keq 10 vjet para jush dhe ne rastin me te mire 100!
Gjithsesi varja Rames se s’kam asnje tundim ta mbroj, se per mua ai vendin e ka ne art dhe boll me politike ne pazarin e gomereve! Po ja qe s’mu ndejt me kur perpos berjes lloqe kavaje me oxhakun tim, na doli tani qe tere atelieja ime qenka e tij dhe une paskam vene emrin tim per ta mbuluar pasurine e tij.E kjo per me teper e shprehur nga nje ze klithes i opozites, qe as nuk llogarit demin moral qe me shkakton teksa tere bota e kultures dhe artit e di se si e kam nisur me veshtiresi pafund derisa ja kam dale te jem ketu ku jam. Tere bota e artit(madje edhe nje pjese e opozites qe i kam miq)e dine qe nuk jam i ardhuri i fundit ne kete qytet dhe qe as kam marre kurre ndonje lek shteti per krijimtarine time.
Pike e zeze!
Perfundimisht paskrupullsia ka arritur fundin dhe nuk ka mbetur me as nder e as virtyt apo moral aq sa te pranohet nje e vertete e thjeshte: jemi dy shoke arti, qe nuk rrime per te zgrepur apo perdorur njeri tjetrin per interesa te ngushta ordinere materiale, por per vlerat e ndersjella qe shkembejme si ne raportin shoqeror edhe ate artistik. Edi vjen ne studion time 2 a tre here ne muaj dhe eshte kenaqesi e madhe artistike te ndash kohen e krijimit me te. Kush e ka njohur si artist dhe si pedagog, e di mire cfare flas,ndersa kush ja mohon vlerat edhe si artist si rrjedhoje e mosdashjes si politikan, as qe e ka idene sa nevoje ka te c’qorollepset.
Tani qe ta mbyllim kete muhabet. Studio eshte e imja dhe paguaj qera per te tek komuniteti bektashi, me te cilet kam kete marredhenie, qysh para se sa Ed Rama te me vinte rastesisht per vizite dhe te prekte per here te pare balten e qeramikes me dore! Oxhaku eshte i imi dhe njeheresh krenaria ime pasi jam edhe vete pjese e krijimit te tij, e s’ka bere as 40, as 30, as 18 dhe as 12 mije euro, por shume me pak. Ama edhe sikur te bente 20 mije, une kam kaq shume vite pune dhe aktivitete biznesi( kush se di te pyesi ata qe e dine)ne kurriz dhe njeheresh nje jete kaq modeste jashte studios, sa po te mos e kisha marre dot shume me lire mund ta kisha marre edhe aq! Se fundi, nje keshille per ata qe jane marre me studion time: Keni 1000 burime te tjera frymezimi per te humbur kohen tuaj ne menyre rekreative me Ed Ramen! Atij me keto forma do t’i hani shume shume mjaltin e kosheres se mengjesit kur i clodhur nga gjumi shkund bletet ne koshere. Ndersa me mua e vetmja forme te merreni eshte t’jua shumefishoj leket e oxhakut kaush ne vrimen ku ska shkuar ende doza e botoksit.Te fala edhe nga oxhaku pa dallim feje, krahine dhe ideje.
Adi Dule