Valdrin Sahiti përkujdeset për veshjen e Iskra Lawrence në Golden Globes

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Iskra Lawrence është shfaqur elegante teksa ka pozuar për revistat InStyle dhe Warner Bros.

Bukuroshja ishte pjesë e ceremonisë  së organizuar  të ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në hotel “The Beverly Hilton” të Los Angelesit.

Ajo dukej e bukur në një fustan me saten të kaltër teksa shfaqte shpatullat, gjersa kishte brez të detajuar në bel.

E për këtë veshje të 28-vjeçares u përkujdes kreatori shqiptar i modës, i cili vepron në Kosovë, Valdrin Sahiti.

Këtë e ka bërë të ditur vet artisti teksa ka publikuar disa shkrime në mediat e huaja në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Golden Globes ka mësuar edhe fituesit, ku çmimet kryesore i ka rrëmbyer filmi dhe protagonistët e tij, “Rhapsody Boehmian”.

 

Zjarr Tv Ad