Banorët e Bregut të Lumit ngrihen në protestë kundër shembjes së banesave

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Bregut të Lumit në kryeqytet janë lajmëruar sot se do t’ju shemben shtëpitë. Kjo gjë i ka acaruar ata duke u ngritur në protestë, ku në shenjë revolte djegin goma në rrugën përpara shtëpisë së tyre, ndërsa pritet që të hyjnë fadromat e IKMT-së.

Banorët kanë dërguar një video ku kërcënojnë kryebashkiakun Erion Veliaj: Hajde po ta mbajti, hajde!

Ata thonë së janë mëse të vendosur për të mos dalë nga shtëpitë e tyre për sa kohë nuk kanë marrë asnjë lekë kompensim nga shteti, i cili ua ndërpreu befas procedurat e legalizimit.

Bëjmë me dije se në këtë zonë do të ndërtohet bulevardi i ri i Tiranës.

Zjarr Tv Ad