Lezha ka përkujtuar 551 vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.
Bashkia e Lezhës nuk priti ministrinë, por e celebroi vendvarrimin e Heroit me homazhet për 551 vjetorin e vdekjes së tij.
Ceremonia e zhvilluar pranë memorialit të Heroit Kombëtar, ishte ndryshe nga vitet e tjera,pasi memoriali është rikosntruktuar totalisht,duke i dhënë rëndësinë e duhur monumentit më të rëndësishëm kombëtar.
Pas 8 muajsh nga dita kur nisi inaugurimin, memoriali i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë u rihap.
Nënkryetarja e Bashkisë Alfrida Marku bëri me dije se më 2 Mars do të vendosë për herë të parë shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut,në qendër të sheshit që mban emrin e tij , ndërsa pret që qeveria të miratojë kërkesen e paraqitur nga institucioni , që datën 2 Mars, Besëlidhjen e Lezhës, ta shpallë festë zyrtare.
Nga ana tjetër, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Angjelo Masafra dha mesazh edhe për politiken shqiptare.
Skenderbeu tha ai,kishte mbi të gjitha atdheun,ndaj politika sot duhet të ndihmojë të rintë,pasi Shqipërinë e kanë lakmi shumë të huaj,ndërsa shqiptarët po ikin.
Figurën e Skënderbeut gjithashtu, e lartësoi edhe prefekti i qarkut te Lezhës z. Gjergj Prendi.
Aktiviteti përkujtimorë ka vijuar me recitime dhe këngë patriotike,kushtuar historisë së lavdishme të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut
Autoriteti vendorë e qytetarë u bënë pjesë e ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Lezhës.