A e keni menduar ndonjëherë se si do te ishte sikur në vend të një Hëne të vetme si kemi tani, të kishim dy Hëna? Do të ishte diçka interesante apo thjesht e çuditshme?
Në fakt, edhe pse nuk ishte menduar deri tani, sipas studimeve të reja që janë bërë, shkencëtarët mendojnë që Toka ka patur vërtet dy Hëna që orbitonin rreth saj. Po çfarë ka ndodhur më pas? Ku është Hëna tjetër?
Hëna më e vogël “binjake”, pasi sipas përllogaritjeve Hëna tjetër ka qenë më e vogël se Hëna aktuale, mendohet që ka mbijetuar vetëm disa miliona vjet përpara se të përplasej me Hënën që ne shohim sot dhe të shkatërrohej, duke e lënë Tokën vetëm me një Hënë.
Këtë teori e shpjegoi,Profesor Erik Asphaug, nga Universiteti i Kalifornisë. Ai tha: “Hëna e dytë ka zgjatur vetëm për disa miliona vjet, me pas ajo është përplasur me Hënën tjetër dhe pas kësaj përplasje ka mbetur vetëm trupi më i madh që ne shohim sot, Hëna.”
“Hëna tjetër ka orbituar Tokën në të njëjtën shpejtësi dhe distancë deri sa më ngadalë është thithur, deri sa janë përplasur dhe një pjesë e Hënës tjetër është shkatërruar, ndërsa pjesa tjetër është bashkuar me Hënën për të formuar trupin e sotshëm.”
Profesor Asphaug tha për Sunday Times që ai beson që peizazhi i Hënës i cili shfaqet sikur ka male, janë mbetje të Hënës më të vogël të Tokës që nga koha kur janë përplasur. Binjakja më e vogël e Hënës besohet të ketë qenë rreth një e tridhjeta e madhësisë së Hënës aktuale.
Toka dhe Hëna e saj mendohet të jenë formuar ndërmjet 30 milion dhe 130 milion vjet pas lindjes së sistemit diellor, rreth 4.6 bilion vjet me parë.
Një numër total prej nëntë ‘super-Tokash’, planete ndërmjet një dhe dhjetë herë sa masa e Tokës janë gjetur më parë.
Shkencëtarë nga Harvardi kanë hedhur një teori vitin që shkoi sipas të cilës sugjerohej që Hëna ka qenë një herë pjesë e Tokës e cila është shkëputur pas përplasjes me një trup tjetër. Studimi u publikua në Science.
Muajin e kaluar astronomët raportuan zbulimin e tre planeteve, të ngjashëm me Tokën, që orbitonin rreth një ylli të vetëm dhe këto planete mund të suportojnë jetën.
Kërkuesit megjithatë mendojnë që mund të ketë edhe 100 bilion planete të ngjashëm me Tokën në galaksinë tonë Rruga e Qumështit.