Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në 11 shkurt të vitit që lamë pas, banorët e fshatit Kalush të Lushnjes protestuan për tokat e përmbytura nga dalja e Lumit Shkumbin. Banorët kanë dalë sërish duke protestuar, ndërsa i tremben një përmbytje të dytë pasi ende nuk janë dëmshpërblyer herën e parë.
Ata u mblodhën mbi argjinaturë duke i bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë që një situatë e tillë të mos përsëritet më.
Banorët shprehen se nëse nuk ndërhyet në argjinaturë dhe në shtratin e Lumit Shkumbin, me qindra hektarë tokë rrezikohen të përmbyten.
Fshati Kalush burimin kryesor të të ardhurave e merr nga bujqësia. Për shkak të përmbytjeve shumica e banorëve kanë hequr dorë dhe nga punimi i tokës.
Pak kohë më parë investitorët e huaj morën toka me qera dhe u larguan.