Qytetarët prioritet, Braçe vizitë surprizë në Elbasan

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, gjatë një turi inspektues të tij në terren është shfaqur surprizë mëngjesin e sotëm në disa prej zyrave të shërbimit ndaj qytetarëve në Elbasan. Punonjësit e zyrave ku ka shkuar Braçe janë befasuar kur para tyre në 08:05 është shfaqur zv.kryeministri i cili është interesuar për ecurinë e punës dhe problematikat me të cilat ata përballen.

Fillimisht numri dy i Qeverisë ka inspektuar Filialin e Zyrës së Postës Shqiptare sh.a Elbasan, Zyra e Punës, Sigurimet Shoqërore etj.

Qytetarët e pranishëm në këto zyra shërbimi e kanë vlerësuar me superlativa vizitën inspektuese të Braçes, i cili u ka premtuar se ka ardhur koha që qytetarëve tu shërbehet në kohë rekord dhe me dinjitet.

Zjarr Tv Ad