Studiuesit në Institutin Roslin të Universitetit të Edinburgut kanë modifikuar gjenetikisht pulat për të prodhuar proteina njerëzore në vezët e tyre.
Ata shpresojnë që ky zhvillim do të çojë në prodhimin më të lirë të ilaçeve.
Ekipi modifikoi gjenet e pulave, në mënyrë që vezët e tyre të përmbajnë sasi të mëdha të proteinave me cilësi të lartë.
Vetëm tre vezë përmbajnë një dozë të rëndësishme klinike, sipas shkencëtarëve.
Fillimisht proteinat do të përdoren në hulumtime, por testet laboratorike tashmë kanë gjetur se funksioni i tyre është po aq sa i ilaçeve ekuivalente.
Terapitë e bazuara në proteina të tilla si trajtimet e kancerit – Herceptin dhe Avastin – mund të jenë efektive kur barnat tradicionale dështojnë por ato janë shumë të shtrenjta.
Hulumtimi i ri ofron shpresë për një proces shumë më të lirë të prodhimit.