Ndryshimi i klimës përbën një kërcënim në rritje për akullnajat në malet Hindu Kush dhe Himalaje, ka zbuluar një studim i ri.
Sutdimi zbuloi se nëse emetimet e dioksid-karbonit nuk zvogëlohen me shpejtësi, dy të tretat e këtyre fushave gjigante të akullit mund të zhduken.
Edhe nëse bota e kufizon rritjen e temperaturës deri në 1.5 gradë Celsius këtë shekull, së paku një e treta e akullit do të shkrihet, është thënë në këtë studim.
“Ndikimi te njerëzit në rajon do të shfaqet nga përkeqësimi i ndotjes së ajrit deri te më shumë mot ekstrem”, ka thënë Philippus Wester nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve, i cili ka udhëhequr studimin.
Akullnajat në Hindu Kush dhe Himalaje janë një burim i rëndësishëm i ujit për 250 milionë njerëz që jetojnë në tetë vende: Afganistan, Bangladesh, Butan, Kinë, Indi, Mianmar, Nepal dhe Pakistan.