Në vijim të turit të takimeve me qytetarët, kryetarja e LSI-së u ndal në Korçë ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 16 shkurtit.
Monika Kryemadhi tha se kjo qëveri po vjedh në mënyrë spektakolare, ku ka sjellë në vëmendje edhe një rast konkret që sipas saj e vërteton një gjë të tillë.
“Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE.
Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve, tha Kryemadhi.
Ajo tha se protesta e 16 shkurtit do bëjë bashkë qytetarë të majtë e të djathtë për kauzën e tyre.