Djegia e mandateve, zbardhen dy variantet e LSI-së

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas qëndrimit publik të Bashës, se do ti propozonte Grupit të PD dhe organeve më të larta vendimmarrëse për djegie mandatesh, një reagim u përcoll në kohë reale edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sipas saj, beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. dhe se ai nuk ka parë gjë akoma.

Nga ana tjetër, edhe aleatët e Bashës; Agron Duka i PAA dhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së, mbështetën propozimin e PD për djegien e mandateve. Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të marrë vendimin për djegien ose jo të mandateve të deputetëve, menjëherë pas propozimit dhe vendimit që do të marrë PD.

Gazeta ‘Panorama’ shkruan se nuk e përjashtojnë dorëzimin e mandateve të deputetëve të saj. Të njëjta burime shtojnë se nuk përjashtohet edhe një tjetër lëvizje e LSI, bojkoti total i Kuvendit, megjithatë do jetë kryesia e LSI ajo që do të vendosë se cili do të jetë varianti më i mirë për të vështirësuar marrëdhëniet e qeverisë me Parlamentin.

Zjarr Tv Ad