Britanikët, më pak të interesuar për gjuhët e huaja

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri i nxënësve britanikë që studiojnë gjuhët e huaja thuajse është përgjysmuar që nga viti 2000, raporton një analizë e BBC-së, ndërkohë që numri i nxënësve që mësojnë gjuhën frënge dhe gjermane është ulur me dy të tretat. Studimi u publikua në një moment kur Britania e Madhe po përgatitet të largohet nga Bashkimi Europian pas 46 viteve ”martesë”, një zgjedhje që u vulos gjatë referendumit për Brexit në qershor të 2016. BBC-ja intervistoi nxënës që po përgatisnin GCSE-në, një diplomë që merret në moshën 16 vjeç. Numri i përgjithshëm i personave që kishin zgjedhur një gjuhë të huaj për këtë provim shënoi një rënie prej 45% mes periudhës 2010-2018, gjuha gjermane (-67%) dhe ajo franceze (-63%) ishin më të neglizhuarat.Këto gjuhë të huaja të dy partnerëve shumë të ngushtë tregtarë të Britanisë së Madhe nuk janë më në modë tek nxënësit, të cilët parapëlqejnë gjuhën spanjolle (+75%) apo mandarine.

Zjarr Tv Ad