Detaje të reja zbulohen nga operacioni “Laboratori”, ku u sekuestruan 1800 gram heroinë dhe 200 gram kokaine. Duke iu referuar burmimeve nga policia koka e grupit ishte 30-vjeçari Florian Nurja i cili njihet me pseudonimin “Loli i verës”.
Ai bashkëpunonte me 27-vjeç arin Pieraldo Pelushi i njohur edhe me pseudonimin ‘Pipo’. Te dy këta persona kishin përshtatur një apartament në ‘rrugën e Kavajës’, ku përpunonin lëndën narkotike dhe e ndanin në doza me të vogla dhe me pas ua shpërndanin shpërndarësve të dorës së dytë.
Policia në baze te informacioneve i gjurmoi dhe i ndaloi në rrugë duke udhëtuar me një automjet brenda të cilit u gjeten 4 peshore elektronike. Pas kontrollit të banesave u zbulua dhe lënda narkotike.
Në pranga ranë dhe 3 persona të tjerë që kishin dijeni se në apartament përpunohej drogë, por nuk e kishin denoncuar këtë në polici. Vijojnë hetimet për zbulimin e gjithë rrjetit. Ky grup heroinën dhe kokainën e shpërndanin në Selitë, ‘Rruga e Kavajës’, ne zonën e ish parku, Kombinat dhe Yzberisht, pasi aty kishin dhe pikat e tyre te kontaktit.