Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Administrata e Donald Trump i kërkoi të hënën Kongresit amerikan një shumë të re prej 290 milionë dollarësh, për të konkretizuar angazhimin presidencial që t’i japë fund epidemisë së SIDA-s në SHBA brenda 10 viteve. Presidenti amerikan kishte njoftuar këtë plan gjatë fjalimit mbi Unionin në Kongres më 5 shkurt, shkruan atsh. Synimi është që të reduktohet numri i infektimeve të reja me 75% në pesë vite dhe 90% në 10 vite, në raport me rreth 38 000 infektime vjetore që është aktualisht në SHBA.