Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ky është momenti kur Papa Françesku ruhet që të mos i puthin unazën papore. Një punonjës tentoi disa herë që ti puthte unazën, por kreu i Kishës Katolike u mundua që kjo gjë të mos ndodhte. Puthja e unazës, e njohur gjithashtu si Unaza Piscatory, është parë si një shfaqje e besnikërisë ndaj Papës. Është e paqartë pse Papa Françesku ishte kaq hapur kundër puthjes së unazës, ndërsa përshëndeti adhuruesit në Loreto, Itali, të hënën.
Ekspertët thonë se si Papa Francesku, ashtu edhe paraardhësit e tij kanë bërë të njëjtën gjë.
Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë vizitës së kreut të Vatikanit në Loreto të Italisë.
Videoja në fjalë po bën xhiron e botës.