Rama kërkoi nga homologu i tij kinez që dy vendet të heqin vizat

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga homologu i tij kinez Li Keqiang që dy vendet të heqin vizat në kuadër të 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dy palëshe.

Gjatë takimit  në samitin 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës, Rama i tha kryeministrit Li se heqja e ndërsjellët të vizave mes dy vendeve, do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kineze në Shqipëri, por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Rama i kërkoi gjithashtu homologut të tij përshpejtimin e procedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez Nga ana e tij, Kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit shqiptar. Gjithashtu, kreu i qeverise kineze premtoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjellët të diplomave universitare.

 

Zjarr Tv Ad