Policia e Lezhës ka zbuluar në Laç një pikë kolaudimi ku kaloheshin makina jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit. Rasti është referuar në prokurori që në 2018, ndërsa sot janë ekzekutuar urdhrat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve:
– S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprat penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
– M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
– I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim:
– D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”
-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi ” Arrest me burg” për veprën penale ” Shpërdorim detyre”
Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin ditën e djeshme, 16.04.2019.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua një mjet jashtë standarteve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.