Zgjidhet formacioni më i mirë i Juventusit në 8 vitet e fundit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

5 javë nga fundi, Juventusi siguroi matematikisht titullin e tetë radhazi kampion, një rekord më vete ky për bardhezinjtë që po dominojnë Serinë A.

Në një sondazh të zhvilluar nsë fundmi në Itali, tifozët kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë gjatë 8 sezoneve të fundit, ndërsa nuk kanë munguar befasitë në rezultatet.

Kjo pasi nga skuadra aktuale e Juventusit, janë përfshirë në formacionin më të votuar vetëm Cristiano Ronaldo, Bonucci, Chiellini dhe Barzagli, një sinjal ky që tifozët besojnë se në vitet e kaluara kanë pasur ekip më të mirë, shkruan “Sportmediaset”.

Gjithashtu trajner është preferuar Massimiliano Allegri, përpara Antonio Contes, kjo edhe për faktin se i pari ka fituar 5 nga 8 titujt radhazi, ndërsa skema që kanë votuar më shumë tifozë, ka qenë ajo 4-3-3.

Formacioni i përzgjedhur i Juventusit: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Chiellini; Pirlo, Pogba, Vidal, Del Piero, Ronaldo, Tevez.

 

Zjarr Tv Ad