Arkitektët po nxitojnë të mbulojnë Notre Dame përpara se shiu ti shkaktojë dëme të tjera.
Shira dhe stuhi janë parashikuar se do përfshijnë kryeqytetin francez mbrëmjen e së martës.
Kulla e katedrales, e cila u rrëzua pjesërisht nga zjarri, është e mbushur me ujë pas luftës së zjarrfikësve me flakët.
Arkitektët frikësohen se reshjet e mëdha mund të çojnë në kolapsin e mëtejshëm të Notre Dame.
Arkitekti kryesor i Notre-Dame, Philippe Villeneuve, tha për transmetuesin francez BFMTV, se vendosja e një pëlhure ishte përparësi.
Ekzistojnë tashmë plane për të ngritur një “çadër” të madhe, të ndërtuar në mënyrë të qëllimshme, që do vendoset në kulmin e çatisë dhe do të mbrojë strukturën gjatë rindërtimit.
Por ‘çadra’ nuk është gati dhe kërcënimi i shiut është tepër serioz.