Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Është shoqëruar me protesta dhe tensione, seanca gjyqësore e dy mjekëve në Elbasan të arrestuar si përgjegjës për vdekjen e 25 vjeçares pas lindjes.
Familjarët e të ndjerës kërkojnë drejtësi para dyerve të Gjykatës ku edhe po protestojnë. Në protestën e tyre ata kanë marrë edhe foshnjën e porsalindur. Ndërkohë policia ka rrethuar Gjykatën e Elbasanit.
“Të mendojnë vetëm një gjë kur të mbushi kjo goca ime 1 vjeç, a do e festoj unë ditëlindjen. A do ia festojmë dot një ditëlindje. Nuk do ia festojmë dot se na kujtohet ngjarja tjetër.”-u shpreh burri i të ndjerës.
Janë të paktën 30 familjarë që protestojnë para Gjykatës, ku edhe pritet të merret vendimi për dy mjekët e arrestuar, Nikollaq Thano dhe Mehmet Ibaj.