Një studim i madh shkencor i Loch Ness ka zbuluar se përbindëshi i famshëm mund të jetë i vërtetë.
Studiuesit udhëtuan në gjatësinë e liqenit dhe morën mostrat e ujit nga tre thellësi të ndryshme.
Shkencëtarët mblodhën ADN-në e lënë nga krijesa nga lëkura e saj, që tek: puplat, qimet apo edhe jashtëqitjet.
Mostrat u dërguan pastaj në laboratorë në Zelandën e Re, Australi, Danimarkë dhe Francë për t’u analizuar.
Profesori Neil Gemmell i Universitetit të Otago, Zelanda e Re, tha se rezultatet ishin “të habitshme”.
Ai është një ekspert i genomikës, ekologjisë, popullsisë, ruajtjes dhe biologjisë evolucionare. Profesori thotë se shpreson se detajet e plota të gjetjeve të studimit do të dalin muajin e ardhshëm.
Por ai la të kuptohet se një nga katër teoritë popullore rreth krijesës Nessie ‘mund të jetë’ e saktë.
Njëra është se përbindëshi është një plesiozaur me qafë të gjatë që mbijetoi gjatë periudhës kur dinozaurët u zhdukën.
Një tjetër shpjegim më i mundshëm është se Nessie është në fakt një salmon ose një mustak gjigant që jeton në liqen.