Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kampioni i peshave të rënda, Wladimir Klitschko i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes. Boksieri ukrainas ndodhet në pushime me familjen e tij në Majorka të Spanjës ku është përballur me një rast të rëndë.
Relaksi për Klitschkon mund të ishte shndërruar në tragjedi pasi gjatë natës jahti luksoz u përfshi nga një zjarr masiv.
Ishin rojet bregdetare që kanë arritur mrekullisht ta shpëtojnë Klitschkon dhe familjen e tij.
“Udhëtimi i pushimeve në natën e të dielës përfundoi me jahtin e djegur. Unë, familja e miqtë u shpëtuam dhe evakuuam nga rojat bregdetari si dhe ekipi i shpëtimit të zjarrit. Tani jemi mirë të gjithë”, ka thënë Klitschko duke konfirmuar incidentin e rëndë.