Partia Demokrati ka vazhduar me denoncimet e saj në lidhje me votimet monopartiake të Edi Ramës në 30 qershor.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka denoncuar sot faktin se në Bashkinë e Vaut të Dejës është votuar me fletë votime të falsifikuara.
‘Skandaleve te KQZ i shtohet skandali i Vaut të Dejës, ku është votuar me fletë të falsifikuara votimi’, u shpreh Bardhi.
‘Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 janë skandalet më të mëdha, ku është kapur ne flagrance.
- Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.
Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se për Elbasanin kishte më shume vota për kandidatin sesa fletë votimi në kuti.
- Ka lejuar që ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te falsifikuara dhe që nuk i dihet origjina e tyre.
Ky i treti është një skandal i ri, për të cilin kemi në dorë disa dokumente që e provojnë atë’, tha Gazmend Bardhi.