A do e votosh Berishën për kryetar të PD-së? Bardhi jep këtë përgjigje: Asnjë…

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi është pyetur nëse do të votonte Sali Berishën në Kuvendin Kombëtar të PD e cila do të mblidhet më 2 dhjetor.

I ftuar në “Euronews Albania”, Bardhi jep një përgjigje diplomatike pasi ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar paraprakisht me kolegët e tij brenda grupit parlamentar.

“Sapo të kem një qëndrim për atë çështje padyshim që do ta bëj publik. Kam zgjedhur që qëndrimin tim ta kem të konsultuar me secilin prej kolegëve brenda grupit tonë parlamentar. Unë nuk kam marrë kurrë vendime i vetëm. Në çdo akt dhe vendim që kam marrë si Gazment Bardhi e kam marrë pasi kam marrë dakordësinë dhe jam konsultuar, jo vetëm me kolegët brenda grupit parlamentar, por dhe me njerëz që kanë një eksperiencë të caktuar politike dhe po themi janë opozitarë me zemër dhe që e duan Partinë Demokratike të ecë përpara,” u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad