A do ta kalojë Vetingun? Gjyqtari i Shkodrës, sot para KPK

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot seancën për Ahmet Jangullin, gjykatës në Gjykatën Administrative në Shkodër. Jangulli gjithashtu është anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Hetimi për Jangullin ka përfunduar në të trija kriteret: pasuria, figura morale dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILKDPI, Jangulli ka kryer deklarime të rreme, ka fshehur pasurinë dhe nuk ka burime të mjaftueshme financiare.

Pasuritë e tij janë: toke bujqesore 2200 metra katrore ne Bulqizë; një apartament 67 metra katrore ne Bulqizë; një Benz; 1.2 mln leke  llogari bankare dhe huadhenie personave te tretë.

KPK i ka kërkuar Jangullit shpjegime per shkëmbimin e makines që ka me ate që ka patur me heret.  Bëhet fjale per dy automjete Benz. Sipas KPK s’ka patur burime financiare per të blere automjetin Benz në 2005

Lidhur me huadheniet me shumen 12 mln lekë nga hetimi ka rezultuar se nuk  është deklaruar pasuria ndër vite. Gjithashtu është provuar se s’ka patur të ardhura të mjaftueshme per të kursyer shumat qe ka dhënë hua.

Zjarr Tv Ad