Merrnin ryshfete bizneseve, pranga dy inspektorëve tatimorë

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë arrestuar nga policia e Durrësit, dy inspektorë tatimorë pasi merrnin ryshfete nga biznese të ndryshme me vlerë 200 mijë lekë.“Gentian Elezi dhe Artan Kroj në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast

Nga strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP  Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas  një hetimi proaktiv 3 mujor për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë  funksione publike” dhe “Shpërdorim të  detyrës”,  u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë;

Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm,  me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës  kishte  vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” per nenet  259, 244, 248 e 25 të Kodit Penal.

Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad