‘Xhisiela’, Kryemadhi akuzon Policinë dhe Prokurorinë

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka qënë therëse në reagimin e saj lidhur me qëndrimin që shteti mbajti ndaj rastit “Xhisiela”. Në mbledhjen e Kryesisë së LSI, Kryemadhi sulmoi në veçanti Prokurorinë, e cila, sipas saj, “: jo vetëm nuk e zgjidh problemin, ose ta dënojë krimin, por mbulon Policinë që mbulon krimin dhe nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunuese.

“Rasti i Xhiselës tregon se policia nuk e zbulon krimin por e mbulon atë. Prokuroria jo vetëm nuk e zgjidh problemin ose ta dënojë krimin, por mbulon policinë që mbulon krimin dhe nxjerr dhunuesin si viktimë dhe viktimën si përdhunuese. Kryeministri mbron dhunuesit. Kemi deputetë të rilindjes që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën.

Shteti po rreh qytetarët dhe mbron kriminelet. Kemi shtetin dhe policinë që rreh fëmijët për shkollën. Të shkosh në dyert e shtetit sot është njësoj si të shkosh në gojën e ujkut. Shteti të rreh dhe të varros për së gjalli. Rama është i sinqertë vetëm kur gënjen. Shqiptarët të mos e besojnë Ramën, pasi është e keqja më e madhe e këtij vendi”- tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad