A do ta pranonte Bardhin si kandidat për kryeministër?/Ja si përgjigjet Meta

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar në një prononcim për mediat se PL do të jetë e angazhuar në fushatën për zgjedhjet në Kukës.

Gazetarët e kanë pyetur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike.

I pyetur nëse Berisha do të propozonte Gazment Bardhin për të kandiduar si kryeministër, a do ta pranonte këtë lëvizje, Meta u shmang duke thënë se nuk merret me këto çështje, por PL është e angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.

“Nuk jemi këtu për t’u marrë me këto çështje. Ju e dini që ne jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik”, tha Meta.

Zjarr Tv Ad