‘A e bën gjumin e qetë?‘/ Mëhilli – Bashës: A të vret ndërgjegjja për atë që ke bëre, se pështyve në dorën që të ka ushqyer

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatorja Erla Mëhilli, në një intervistë me Arian Çanin, nuk la pa komentuar edhe Lulzim Bashën. Teksa i ngriti pyetjen se: “A e bën gjumin e qetë?”, ajo tha se Basha pështyu mbi njeriun që e ushqeu gjithë këto vite, Sali Berishën.

Mëhilli theksoi se Lulzim Basha çdo gjë e ka pasur prej Berishës, nga drejtimi i Bashkisë Tiranë deri te Partia Demokratike. Ajo nënvizoi se nëse do të ishte në vend të Bashës, do ta vriste ndërgjegjja.

A e bën gjumin e qetë ti Luli? Lulzim Bashën e akuzojnë që fle shumë. Kjo e gjumit është edhe në sensin që nuk është aktiv. Tani është zgjuar këto ditë, pasi bëri marrëveshje mazhoranca me Bardhin dhe Berishën dhe tani është rigjallëruar prapë. Por kur e pyes a e bën gjumin e qetë, e kam fjalën, a e ka ndërgjegjen e qetë, a e vret ndërgjegjja për atë që ka bërë, se në njëfarë mënyre pështyu në dorën që e ka ushqyer përgjatë këtyre viteve. Çdo gjë e ka prej Saliut, Lulzim Basha, edhe bashkinë, edhe partinë. Mua personalisht do të më vriste ndërgjegjja, tha gazetarja.

Zjarr Tv Ad