“A e njihni Sali Berishën si kryetar?” Ja si përgjigjet Bardhi

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Ai fillimisht u shpreh se në mbledhje është folur për situatën aspak normale ku është Kuvendi, për shkak të sjelljes anti-kushtetues të mazhorancës.

“Sot kemi diskutuar mbi situatën krejtësisht jo normale ku ka përfunduar Kuvendi, për shkak të sjelljes anti-kushtetuese të mazhorancës” tha i.

Bardhi shtoi se ai dhe kolegët e tij ajnë të vendosur për të vazhduar misionin brenda Kuvendit, për t’i pamundësuar mazhorancës punën normale.

“Dua të informoj opinion publikun për vendosmërinë e kolegëve të vazhduar misionin brenda kuvendit, për t’i pamundësuar mazhorancës punën normale në Kuvend

E kam thënë, qëllimi jonë është që parlamenti të funksionojë normalisht, por që kjo të ndodhë duhet që mazhoranca të tërhiqet nga shkeljet e kushtetutës” shtoi deputeti.

Më pas ai shtoi se Opozita nuk kërkon asnjë favor, vetëm respektimin e rregullores, sipas ata po shtyhen të shkojnë drejt akteve ekstreme.

“Ne nuk kërkojmë asnjë favor, vetëm respektimin e rregulores. Po na nxisin të shkojmë drejt akteve ekstreme.Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë opozita nxitet” theksoi Bardhi.

Pyetjes së gazetarëve nëse e njeh Berishën si kryetar të opozitës, Bardhi iu përgjigj duke thënë se zhvillimet 2-vjeçare brenda PD nuk kanë të bëjnë më aksionin politik.

Aksioni politik brenda dhe jashtë parlamentit nuk ka të bëjë me zhvillime 2-vjeçare brenda PD. Ne jemi bashkë në parlament , jemi bashke edhe jashtë parlamentit. Lajmi i mirë për çdo opozitar është që opozita është bashkë dhe është e vendosur për beteja jashtë dhe brenda parlamentit. Tanimë nuk ka më përçarja brenda opozitës” u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad