“A është gjallë Ervis Martinaj?”/ Deputeti i PD kërkon llogari: Shteti ngre duart, policia nuk zbulon asnjë autor. Zv.ministres nuk ia ndjen! Dubai është bërë “foleja e grerëzave”, me telefon komandohet…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Flamur Noka ka ngritur shqetësimin në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa ka akuzuar policinë dhe Ministrinë e Brendshme se autorët nuk kapen e nuk zbulohen, por referuar dëshmisë së të penduar të drejtësisë, ai tha se vetëm Nuredin Dumani ka zbuluar ngjarje dhe autorë.

Noka ka ngritur alarmin dhe për zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për të cilin tha se “shteti ngre duart lart”.

“Është zhdukur një qytetar i një vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur, a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë.

Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Nëse qyetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigursë zonja zv ministre nuk ia ndjen”, tha Noka.

Deputeti demokrat nënvizoi se qeveria duhet të sjellë pa vonesa dhe me urgjenë në Kuvend marrëveshjen për ekstradimet e shqiptarëve nga Dubai.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje askush nuk është kundër madje duhet urgjent pas ratifikimit të marrëveshjes duhet qeveria të sjellë urgjent, të negociojë e sjellë marrëveshjen për ekstradimin zonjë është urgjencë se ky vend me të cilin sot po diskutojmë lidhjen e marrëveshjes është bërë “foleja e grerëzave”, meqë keni qejf të flisni me kode. Me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithe struktura e krimit të orangizuar nga atje.”

Debati në Kuvend mes Nokës dhe zv ministres së Brendshme Romina Kuko:

Flamur Noka: Situata kriminale e kohëve të fundit në Shqipëri dikton në gjykimin tonë që nga ana e qeverisë të tregohej një pergjegjshmëri më e madhe. Këtu sot duhet të ishte vetë ministri, jo zv ministrja që thotë do ju coj informacion me shkrim se nuk jam e informuar.

Zonjë, prej kaq kohësh Shqipëria është bërë shesh betejë mes bandave të krimit të organizuar, zbulueshmëria është zero. I vetmi zbulues në këtë rast është vetë krimineli Dumani që ka zbuluar ngjarje e autorë, policia asnjë. Ju mjaftoni me rrokada si historia e atyre qershive.

Ish drejtori i polcisië në një intervistë opër një media të huaj deklaroi se ka dekonspirim dhe jo pak por 14 kriminelë brenda një operacioni kanë ikur. Kush janë përgjegjësit që policia është katandisur në këtë pikë?

Zv ministrja Romina Kuko: Kur ne të flasim me shifra e statistika të jemi të saktë. Flasim me letra e jo me duar në xhepa, t’jua dërgojë këto statistika të sakta. Lidhur me nëse do duhet të ishte ministri apo jam unë që e mbuloj këtë pjesë më rastis të kem punuar në sektorin e sigurisë për 16 vite dhe kam punuar në OSBE si këshilltare e atij departamenti dhe kur ju keni qenë ministër i Brendshëm.

Sa i përket situatës së sigurisë dhe shifrave nuk është diskutim që i takon këtij komisioni, apo këtij momenti për miratimin e marrëveshjes.

Flamur Noka: Po diskutojmë cështje me sensbiltet të lartë për të gjithë shoqërinë shqiptare e më gjerë. Disponibiltetin e qeverisë për të thënë një herë tjetër për cdo cështje ne e dime zonjë.

Situata është alarmante. Ratifikimi i kësaj marrëveshje askush nuk është kundër madje duhet urgjent pas ratifikimit të marrëveshjes duhet qeveria të sjellë urgjent, të negociojë e sjellë marrëveshjen për ekstradimin zonjë është urgjencë se ky vend me të cilin sot po diskutojmë lidhjen e marrëveshjes është bërë “foleja e grerëzave”, meqë keni qejf të flisni me kode. Me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithe struktura e krimit të orangizuar nga atje.

Problemi është se shqiptarët kanë nevojë të jepet llogari se qeveria juaj pretendon se është përfaqësuese e votës, sa kohë pretendon votën duhet të jepet llogari, ne nuk jemi këtu as estradë as teatër operash që të na thuash kjo cështje diskutohet në komisionet e ministrisë së kulturës.

Është zhdukur një qytetar i një vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë.

Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Nëse qyetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigursë zonja zv ministre nuk ia ndjen.

Zjarr Tv Ad