Ilir Beqja “fut në sherr” komisionin e Ligjeve/ “Ka pasur episode penale”- Alibeaj i kujton si e humbi mandatin në Kushtetuese. Bushka e merr në mbrojtje: Është i nderuar!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Beqja “fut në sherr” kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe deputetin e PD, Enkelejd Alibeaj këtë të martë, teksa diskutohej për projektligjin për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë,në kuadër të instrumentit për Asistencën e Panëtarësimit, për të cilën ish ministri është koordinatori kombëtar për menaxhimin e këtyre fondeve.

Deputeti i PD në fjalën e tij tha se përballë evropianëve, qeveria, Kryeministri Rama ka zgjedhur një figurë politike i cili ka pasur disa episode ligjore dhe penale.

Por në këtë moment, ka ndërhyrë kryetarja e komisionit, Bushka, e cila tha se “nuk e jap peng komisionin për retorikën” dhe tha se “zoti i nderuar Beqja ka ardhur këtu si përfaqësues i qeverisë”. Bushka ia ndërpreu fjalën Alibeajt dhe vijoi radhën e diskutimeve.

Debati në Komision:

Enkelejd Alibeaj: Prisja që zoti Beqja dicka duhet ta thoshte lidhur me pozicionin e tij. Më tërhoqi në fakt dhe një shifër që tha relatorja, janë fonde që Evropa do i jepen Shqipërisë. Madje 3.85 milionë ishin për luftën kundër korrupsionit. E ne do duhet të jemi seriozë si shtet. Unë e kuptoj shumë mirë që është zgjedhje e qeverisë, Edi Ramës që të jetë zoti Beqja si koordinator, përfaqësuesi i shtetit shqiptar me evropianët që nuk është figurë burokratike por politike, ka qenë deputet, ministër e tani zgjedhje politike e kryeministrit.

Po ne këtu duhet të kemi guximin që ca gjëra t’i themi e ti shohim në mënyrë realiste.

Përfaqësimi ynë me Evropën është me zotin Beqja si figurë politike i cili një herë e humbi mandatin për ca shkelje ligjore në gjykatën Kushtetuese.

Klotilda Bushka: Zoti Alibeaj për procedurë ndërhyj unë, ju këtu jeni për aktin, Beqaj është koordinatori kombëtar i iPAA, person teknik, nuk është person politik.

Enkelejd Alibeaj: A mund ta coj deri në fund?

Klotilda Bushka: Jo nuk mund ta coni deri në fund

Enkelejd Alibeaj: Kjo është mudnësi tani pse duhet të krijoni…

Klotilda Bushka: është mundësi e juaja që sa herë ju hapet mikrofoni të hidhni baltë mbi njerëzit

Enkelejd Alibeaj: Nuk po hedh baltë mbi njerëzit jam shumë i kujdesshëm në atë që po them

Klotilda Bushka:  ofendoni

Enkelejd Alibeaj: Nuk po ofendoj, nëse ka një element ofeze ju kërkoj unë ndjesë, e unë po flas…

Klotilda Bushka: Nëse keni gjë për aktin, po, nëse jo jua ndërpres fjalën. Jo se s’mund t’ju kthejmë përgjihje por s’është e drejtë të merrni komisonin peng. Përdorni foltoret politike dhe plenare për cdo baltë që keni dëshirë të hidhni.

Enkelejd Alibeaj: Nuk është aspak evropiane kjo që do bësh, të zbatojmë rregullat. Unë nuk hedh baltë në aspektin personal, ajo që sjell në vëmendje është morali politik për ca cështje që së paku personi në fjalë si nëpunës i shtetit, ka pasur episode ligjore, penale.

Klotilda Bushka:  Askush nuk u jep të drejtën të bëni moral në komisionin e ligjeve, betejën politike të moralit nuk jeni ju personi që mund ta bëni në këtë komison, bëjeni ku të doni. Unë se jap komisonin peng ju që të bëni retorikën tuaj politikle e të shkelni dhe etikën se zoti Beqja i nderuar ka ardhur si përfaqësues i qeverisë. Nëse me zotin Beqja keni probleme flitini në vend tjetër

Enkelejd Alibeaj: A mundet?

Klotilda Bushka: jo ua kam ndërprerë fjalën zsoti Alibeaj, Unë e dhashë vendimin, ju nuk e merrni dot më fjalën.

Zjarr Tv Ad