“Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë”- Ervin Salianji ngre alarmin: Krerët e grupeve kriminale jetojnë të lirë! Qeveria e interesuar që ata të kenë një parajsë të sigurt

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur një shqetësim serioz në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, që ka të bëjë me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë që siç tha ai jetojnë të lirë në Dubai.

Salianji kërkoi qe qeveria shqiptare të përshpejtojë dhe të arrijë në një situatë për të zgjidhur cështjen e esktradimit të kriminelëve që jetojnë, madje drejtojnë edhe grupet nga Dubai.

“Në Shqipëri kërcet pushka, ndërsa në Dubai hapet shampanjë”, tha Salianji duke shtuar se “Krerët e grupeve kriminale që janë në kërkim nga policia e shtetit dhe nuk kapen dot flitet që janë aty, disa janë liruar me vendim gjykate. Ka mundësi Shqipëria që ti sjellë këta? Apo qeveria shqiptare është e interesuar që për shkak të bashkëpunimit politike që ka me ta të kenë një parajsë ku të jetojnë të paprekur nga ligji dhe institucioni i shtetit”.

Në komision u diskutua projekti ligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”.

DISKUTIMI NË KOMISION

Ervin Salianji: Kjo është një marrëveshje që është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo nga Shqipëria. Ndërkohë ministria e Brendshme dhe qeveria ka shqetësim për grupet kriminale apo për drejtues të grupeve kriminale që jetojnë të lirë në Dubai apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mediat kanë ngritur shqetësim, por ato janë edhe të dokumentuara pasi janë përballur me proces gjyqësor atje. Duke qenë se kjo marrëveshje kalon për shkëmbim informacioni, deri sot nuk është shkëmbyer informacion me Emiratet e Bashkuara Arabe? Shqipëria dhe qeveria në kushtet kur Emiratet e Bashkuara Arabë për shqetësimin e tyre kërkojnë një marrëveshje, pse nuk kërkon që të përshpejtohet apo të arrijë në një situatë për të zgjidhur problematiken e vet për të sjellë kriminelët që jetojnë të lirë atje, duke përfshire elementë të tjerë që kanë të bëjnë me ekstradimin në mënyrë të shpejtë, por vetëm më shkëmbimin e informacionit? Është bërë në media po ashtu, mediave i referohemi sepse ju nuk keni statistika të plota.

Pushka kërcet në Shqipëri, shampanja hapet në Dubai. Krerët e grupeve kriminale që janë në kërkim nga policia e shtetit dhe nuk kapen dot flitet që janë aty, disa janë liruar me vendim gjykate. Ka mundësi Shqipëria që ti sjellë këta? Apo qeveria shqiptare është e interesuar që për shkak të bashkëpunimit politike që ka me ta të kenë një parajsë ku të jetojnë të paprekur nga ligji dhe institucioni i shtetit. Ne do ta votojmë, por cili është qëllimi fundor i kësaj marrëveshje për Shqipërinë?

E zgjidh problemin e ekstradimit kjo marrëveshje të këtyre personave me rekorde kriminale që jetojnë dhe zhvillojnë pasuritë e tyre dhe drejtojnë grupet kriminale nga Emiratet e Bashkuara Arabe?

Romina Kuko:Duke patur një marrëveshje kuadër kjo rregullon edhe bashkëpunimin policor në mënyrë që shkëmbimi i informacionit të jetë sistematik, i vazhdueshëm. Kjo është arsye pse kjo marrëveshje është e rëndësishme. Lidhur me qëllimin konkret dhe nëse zgjidh çështjen e ekstradimeve unë nuk jam në gjendje ta them, sepse i takon ministrisë së Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad