A është në hetim kryeministri Rama nga SHBA-ja? Ja çfarë thotë Idajet Beqiri

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe protesta që opozita paralajmëroi për t’u mbajtur në 11 shkurt ka sjellë debate të shumta në vend. Avokati Idajet Beqiri tha se në Shqipëri nuk ka çështje McGonigal përveçse në SHBA. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk përmendet në asnjë pjesë të akt-akuzës ndaj ish agjentit të FBI-së.

“Nuk ka çështje McGonigal në Shqipëri por vetëm në Amerikë. Përpjekjet e opozitës janë në kuadrin e atyre që kanë bërë gjithmonë duke mos përfaqësuar interesat shqiptare. Kushdo që ka interesat më fillestare juridike e dinë ç’do të thotë ngritje e një akuze. Në akuzën e ngritur nga FBI, i pandehur është vetëm McGonigal. Ne duam me çdo kusht të merremi me kryeministrin e Shqipërisë edhe pse nuk ka asnjë lidhje”,  u shpreh Beqiri.

Burimi:Gazeta Sot

Zjarr Tv Ad