A përbën shpallja “Non Grata” shkak për të humbur mandatin e deputetit? Kreu i KQZ-së tregon çfarë pritet të ndodhë me Sali Berishën

0
1598
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debati për ndërprerjen e mandatit parlamentar të deputetëve të shpallur “non grata” nisi me rastin e Tom Doshit, kur PD i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mos kandidimin e tij në zgjedhjet e prillit të kaluar. Kjo kërkesë u mbështet edhe nga anëtarja e PD-së në KQZ, Helga Vukaj, por debati u mbyll me dorëheqjen e vetë kreut të Partisë Socialdemokrate.

E njëjta situatë tashmë është krijuar me Sali Berishën, por duket se pa një qartësim ligjor mbi këto raste, KQZ nuk ka ndërmend të ndërhyjë. A përbën shpallja “Non Grata” shkak për të humbur mandatin e deputetit?

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është i mendimit se ligji për dekriminalizimin nuk e ka të specifikuar qartë këtë çështje. Ai sugjeron ndërhyrje ligjore që do të shmangnin interpretimet e debatet në zbatim.\Lajmi.al

Zjarr Tv Ad