Abazoviç kërkon falje për deklaratën për gjenocidin në Srebrenicë

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka kërkuar falje për deklaratën e bërë nga vetë ai për gjenocidin në Srebrenicë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Abazoviç i ka kërkuar falje të gjitha nënave të Srebrenicës, duke theksuar se qëllimi i tij është paqja.

“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai.

Ky kërkim-falje ka ardhur pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviç relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.

“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviç, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Zjarr Tv Ad